India po bënë përpjekje që çdo makinë ta bëjë elektrike deri në vitin 2030, për të trajtuar ndotjen që shkakton vdekjen e miliona njerëzve. Çdo makinë e shitur në Indi do të jetë elektrike deri në vitin 2030, sipas planeve të zbuluara nga ministri i energjisë i vendit.
Kjo iniciativë synon të ulë koston e importimit të karburantit dhe të kostove tjera për drejtimin e automjeteve.
“Ne do të prezantojmë automjetet elektrike në një mënyrë shumë të madhe,” tha ministri i qymyrit dhe minierave, Piyush Goyal, në Sesionin Vjetor 2017 të Industrisë Indiana të Indisë, në Nju Delhi.
Duke e krahasuar me një iniciativë të vitit 2015 në vend për të reduktuar faturat e energjisë përmes promovimit të dritave LED, ai u tha gazetarëve se “ne do t’i bëjmë automjetet elektrike të vetëmjaftueshme … Ideja është që deri në vitin 2030, asnjë makinë me benzinë ose naftë të mos shitet në vend,” shkruan International Business Times.
Goyal tha se industria e makinave elektrike do të duhej të mbështetej nga dy deri në tre vjet nga qeveria, por shtoi se ai priste që prodhimi i automjeteve të “nxitet nga kërkesa dhe jo nga subvencionimi” pas kësaj.
Një hetim nga Greenpeace këtë vit zbuloi se deri në 2.3 milionë vdekje ndodhin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit në vend. Raporti, i titulluar ‘Airpocalypse’, pretendonte se ndotja e ajrit ishte bërë “shëndet publik dhe krizë ekonomike” për indianët, transmeton arbresh.info.
Sipas raportit numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit ishte vetëm “një fraksion më i vogël” se sa numri i vdekjeve nga përdorimi i duhanit, duke shtuar se tre për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) të vendit u humbën në nivelet e smogut toksik.
“Tendencat e ndotjes së Indisë janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa India ka tejkaluar Kinën në numrin e vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit në natyrë në vitin 2015”, thuhet në raport, duke shtuar se një “sistem i fuqishëm monitorimi” nevojitet urgjentisht.
Delhi ishte qyteti më i ndotur i Indisë, sipas raportit, me përqëndrime të grimcave 13 herë më shumë se kufiri vjetor i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Goyal tha se skema e makinave elektrike fillimisht do të synonte “qendrat më të mëdha të konsumit, ku ndotja është në nivel të lartë”, siç është Delhi./arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...