India shënon rritje të rasteve me koronavirus brenda një dite

11:35 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

India ka raportuar një rekord të ri të rasteve të reja të paraqitura brenda 24 orëve me 9,996 raste.

Vendet më të prekura në Indi deri më tani janë Mumbai, Neww Delhi dhe Chennai shkruan arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe rritje të numrit të viktimave 357 viktima për 24 orë.

Deri më tani në Indi janë regjistruar 286,579 raste pozitive dhe me 8,102 viktima dhe është vendi i pestë në botë për nga numri i rasteve me COVID-19.

Një pjesë e madhe e Indisë ka larguar masat e izolimit dhe me rifillimin e punës së trenave në pjesë të ndryshme të vendit. Disa nga hotelet dhe shkollat si dhe stacionet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme