India raporton rreth 20 mijë raste ditore me koronavirus

17:18 | 28 Qershor 2020
Trina Galanxhi

India njoftoi sot rritjen më të madhe të rasteve ditore me koronavirus, duke shënuar 19.906 të infektuar të ri me COVID-19 përbrenda 24 orëshit të fundit.

Numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 528 859, derisa numërohen dhe 16 095 viktima. India është vendi i katërt më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë, transmeton lajmi.net.

“Të shtunën u testua një total prej 231.095 personash”, njoftoi Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, shifër që konsiston në më shumë se dyfishin e testeve të kryera çdo ditë.

Qeveritë në Delhi, Maharashtra dhe Uttar Pradesh njoftuan se do të zgjerojnë më tej numrin e testimeve përgjatë javëve të ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme