Google ADS

India pritet që të fillojë vaksinimin nga janari

09:22 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

India pret të fillojë vaksinimin e njerëzve kundër COVID-19 në janar, thanë zyrtarët shëndetësorë për BBC.

Zyrtarët – të cilët kërkuan të mbesin anonimë – thanë se disa kandidatë për vaksinë mund të merrnin autorizimin e përdorimit emergjent nga rregullatori i barnave në “javët e ardhshme”.

Dy kompani kanë aplikuar tashmë dhe gjashtë të tjera janë në faza të ndryshme të provave klinike.

Programi i vaksinimit synon të arrijë 300 milionë njerëz deri në fillim të gushtit.

India ka regjistruar gati 10 milionë raste të COVID-19 dhe më shumë se 144,000 vdekje nga virusi deri më tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme