Gjatë diskutimit në konferencën për ndryshimet klimatike, kryeministri indian, Narenda Modi, ka premtuar që deri në vitin 2070 India do të bëjë pesë angazhime të mëdha, ose “eliksir”, sikurse edhe dëshiron t’i quajë ati.
India do të rrisë kapacitetin e saj të energjisë jofosile deri në vitin 2030, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
India do të përmbushë 50% të kërkesave të saj për energji nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.
Deri në vitin 2030, India do të reduktojë emetimet totale të parashikuara të karbonit me 1 miliard ton.
Gjithashtu deri në vitin 2030, India do të reduktojë intensitetin e karbonit për ekonominë e saj me 45%.
Më në fund, siç kemi raportuar tashmë, India do të arrijë objektivin e emetimeve neto zero deri në vitin 2070.
India më parë kishte dështuar të shpallte një objektiv neto zero si ndotësit e tjerë të mëdhenj.
Fakti që e bën këtë tani është më i dukshëm.
Megjithatë, deri në vitin 2070 mbetet për t’u parë, epse një nga qëllimet kryesore të këtij samiti është që të gjitha vendet të angazhohen për zero neto deri në vitin 2050. Kina është angazhuar për zero neto deri në vitin 2060.
Kina është emetuesi më i madh i karbonit në botë, ndërsa India zë vendin e tretë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...