Google ADS

India me vaksinë kundër koronavirusit në fund të vitit 2020

10:20 | 23 Gusht 2020
Arbresh.info

India do të ketë vaksinën e saj kundër koronavirusit deri në fund të vitit 2020, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan.

“Njëra nga vaksinat kundër koronavirusit është në fazën e tretë të testimit. Ne jemi shumë të sigurt që vaksina do të jetë e përfunduar deri në fund të këtij viti,” ka thënë ministri, transmeton arbresh.info

“Unë jam i lumtur të them që në muajin e tetë të luftës me koronavirus, India ka numrin më të madh të të shëruarve, rreth 75%. Në total 2.2 milionë pacient janë shëruar nga koronavirusi kurse 700,000 të infektuar të tjerë janë në procesin e shërimit.”

Në Indi, pacientët që kanë simptoma të buta nuk konsiderohen raste aktive pas 10 dite. Një test për të konfirmuar se nuk jeni më të infektuar, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme