Google ADS

India me mbi 6 milionë raste të koronavirusit

09:30 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

India kaloi të hënën 6 milionë raste të koronavirusit, duke u bërë vendi i dytë në botë me këtë shifër të të prekurve nga ky virus.

Vendi regjistroi 82,170 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas shifrave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes. I vetmi vend tjetër që raporton më shumë raste janë Shtetet e Bashkuara, të cilat tani kanë më shumë se 7.1 milionë infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i rasteve në Indi është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit, raporton CNN.

Nga rasti i parë me COVID-19 i regjistruar në Indi më 30 janar, u deshën gjashtë muaj që vendi të arrinte 1 milion infeksione.

Numri i vdekjeve të vendit qëndron në 95,542, me 1,039 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme