India kërkon nga Pakistani masa konkrete kundër grupeve terroriste

15:08 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

India ka kërkuar nga Pakistani që të ndërmarrë hapa konkretë kundër organizatave terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane, Raveesh Kumar, ka bërë një deklaratë në lidhje me operacionin që forcat e sigurisë së Pakistanit kanë filluar kundër grupeve terroriste të ndaluara në kuadrin e strategjisë së luftës kundër terrorizmit të emëruar “Plani Kombëtar i Veprimit”.

Kumar, duke mbrojtur idenë e tij se operacionet nuk janë të mjaftueshme, tha se Pakistani, duhet të ndërmarrë masa konkrete në territorin e tij “kundër terroristëve dhe infrastrukturave terroriste”

“Prania e gjerë e kampeve të terrorit në Pakistan është e njohur për opinion publik brenda dhe jashtë Pakistanit”, tha Kumar duke iu referuar vendimit të OKB-së për të “sjellë para drejtësisë kriminelët, organizatorët, financuesit dhe sponsorët e terrorizmit”.

Ndërkohë që ministri pakistanez i Informacionit, Fawad Chaudhry, pasi ka bërë të ditur se kanë kaluar në veprim kundër grupeve të ndaluara, është shprehur se “nuk do të lejojmë që territoret e Pakistanit të përdoren me qëllim terrorizmi kundër ndonjë vendi”.

Chaudhry vuri në dukje se kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka kërkuar që India të dërgojë prova për ta, por se India ende nuk ka ndarë informacione dhe prova që të jenë të përshtatshme për të ndjekur penalisht.

Më tej Chaudhry ka shtuar se Khan e ka ftuar Indinë të marrë pjesë në një hetim të përbashkët, për të cilën nga India ende nuk një përgjigje ndaj kësaj ftese.

Forcat e sigurisë në Pakistan kanë filluar operacionet kundër grupeve të ndaluara terroriste në kuadrin e strategjisë së luftës kundër terrorizmit të emëruar “Plani Kombëtar i Veprimit”. – Tensionet Indi-Pakistan.

Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit, filluan me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forca paramilitare në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Indisë ku dhe humbën jetën 44 persona.

Qeveria e New Delhit akuzoi Pakistanin për mbështetje të terroristëve që kryen sulmin. Ndërsa Pakistani hodhi poshtë akuzën dhe dënoi sulmin.India më 26 shkurt njoftoi se ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj objektivave terroriste të cilat ndodheshin në Vijën e Kontrollit të Kashmirit në anën e Pakistanit.

Pakistani pas kësaj me arsyetimin e shkeljes së hapësirës ajrore të tij njoftoi rrëzimin e 2 avionëve luftarakë të Indisë.

Teksa India deklaroi rrëzimin e një avioni luftarak të Pakistanit, qeveria e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë.

Qeveria dhe ushtria e Pakistanit theksuan se nuk dëshirojnë përshkallëzimin e tensioneve.

Ndërsa kryeministri i Indisë, Narendra Modi, akuzoi Pakistanin se po përpiqet të destabilizojnë vendin e tij.

Turqia, Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia u bënë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme