India ka kërkuar lirimin e pilotit të avionit luftarak të rrëzuar nga aeroplanët pakistanezë.
Ky është përshkallëzimi më serioz i tensioneve mes dy fqinjëve që edhe janë fuqi bërthamore, transmeton portali arbresh.info.
Në një video të postuar nga ministria pakistaneze e informacionit shihet piloti me sy të mbyllur dhe gjak në fytyrë.
India përshkroi imazhet si një “shfaqje vulgare të një personi të plagosur”.
Sulmet ajrore të së mërkurës përgjatë vijës së kontrollit (KLD) që ndajnë territorin indian dhe pakistanez në Kashmir janë të parat që nga një luftë në vitin 1971.
Incidenti, në të cilin Pakistani tha se kishte qëlluar dy avionë ushtarakë, ka përshkallëzuar tensionet ndërmjet dy kombeve, të cilët pretendojnë të gjithë Kashmirin, por kontrollojnë vetëm pjesët e tij.
Kjo vjen një ditë pasi India goditi atë që tha se ishte një kamp militant në Pakistan në hakmarrje për një bombë vetëvrasëse që vrau të paktën 40 trupa indianë në Kashmir.
Një grup me bazë në Pakistan tha se kreu sulmin – më vdekjeprurësi që ka ndodhur gjatë një rebelimi prej tre dekadash kundër sundimit indian në Kashmir./Arbresh.info/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...