Google ADS

India ia mësyn serish Hënës

23:01 | 21 Korrik 2019
Arbresh.info

India do të përpiqet sërish të dërgojë nesër misionin e saj në Hënë.

Përpjekja e javës së kaluar dështoi pasi në anije u zbulua një “rrjedhje e karburantit”.

Nëse përpjekja e dytë përfundon me sukses, India do të bëhet vendi i katërt – pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që nisën ekuipazhin në Hënë.

Misioni i Indisë ka përkuar me gjysmë shekulli që kur Niel Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.

Anija kozmike Chandrayaan duhet të lansohet në ora 14.43 sipas kohës lokale, njoftoi Agjencia e Indisë për Kërkime Hapësinore.

India shpenzoi 140 milionë dollarë për përgatitjet për misionin e saj të parë hapësinor, që është shumë më pak para se vendet e tjera që investuan në misionet e tyre dhe këto kosto shpesh ishin disa miliarda dollarë.

Ky mision do të niset 11 vjet pasi që ekspedita e parë Chandrayaan hyri në orbitën e Hënës në kërkim të ujit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme