Google ADS

India i tejkalon 20 milionë raste me Covid-19

16:24 | 4 Maj 2021
A. B.

India tejkaloi pragun e 20 milionë të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, por qeveria thotë se përhapja po ngadalësohet.

Ky shtet raportoi mbi 355 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit, një rënie e ndjeshme nga rekordi prej 400 mijë, i regjistruar më 30 prill. Kjo i atribuohet edhe pakësimit të testeve ditore, duke nxitur frikë që bilanci në Indi mund të jetë shumë herë më i lartë.

Ndërkohë, vijojnë problemet në strukturat spitalore, teksa mungesa e oksigjenit dhe e shtretërve po pengon trajtimin e të infektuarve me koronavirus.
Kjo ka rritur ndjeshëm bilancin ditor të viktimave, për një total prej 222 mijë jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme