India fillon vaksinimin kundër koronavirusit

14:23 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

India pritet të filloj vaksinimin kundër koronavirusit më 16 janar.

Si prioritet do të vaksinohen 30 milionë punonjës shëndetësor të cilët janë në kontakt me të infektuar, transmeton arbresh.info

Sipas një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Indisë, parashihet që të vaksinohen 300 milionë nga 1.35 miliardë njerëz falas në gjashtë deri në tetë muajt e parë të këtij viti.

India qëndon e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, pas SHBA-ve, ku brenda 24 orëve janë shënuar 18,222 raste, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme