Google ADS

India do ta fillojë misionin e parë hapësinorë me njerëz në vitin 2022

13:20 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

India do ta fillojë misionin e parë hapësinorë me njerëz në vitin 2022

Kryeministri i Indisë ka bërë të ditur që në vitin 2022 India do ta fillojë misionin e parë hapësinorë me njerëz, transmeton arbresh.info.

Ai e ka bërë të ditur gjatë fjalimit të tij për pavarësinë e vendit.

“India është krenare për shkencëtarët tanë, që janë shumë novator” ka thënë kryeministri Modi.

“Në vitin 2022 India do ta dërgojë misionin e parë hapësinor me njerëz në hapësirë” ka shtuar Modi.

Modi ka thënë që do ta respektojë traditën dhe siç do vit do t’u jepen të varfërve mbulime shëndetësore./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme