Gjermania dhe India kanë nënshkruar një plan për hidrogjenin e gjelbër – mbi kërkimin dhe zhvillimin e hidrogjenit si një burim alternativ energjie në takimin e qeverive Gjermani-Indi, në Nju Delhi.
“Plani për hidrogjenin e gjelbër – nuk do të thotë se qeveritë do të bëjnë gjithçka, përkundrazi ato kanë përcaktuar fusha të ndryshme të punës – të cilat aktualisht janë duke u shqyrtuar”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
“Gjermania dhe India ndajnë qëllimet e përbashkëta për reduktimin e varësisë së tyre në importet e karburanteve fosile, dekarbonizimit të ekonomive të tyre dhe krijimin e ekonomive të fuqishme kombëtare të hidrogjenit të gjelbër”, thuhet në një deklaratë të përbashkët zyrtare.
Qeveria gjermane po planifikon që hidrogjeni të gjenerojë midis 95 dhe 130 teravat-orë energji në vit në Gjermani – ekuivalente me më shumë se 3 milionë tonë hidrogjen.
India synon të rrisë kapacitetin e prodhimit të hidrogjenit në 5 milionë tonë në vit deri në fund të kësaj dekade. Plani synon të lidhë kompanitë e sektorit privat, të promovojë bashkëpunimin në kërkim dhe zhvillim dhe të koordinojë legjislacionin.
Gjithashtu, përmes tij do të mbështetet ndërtimi i terminaleve në Indi për eksportin e amoniakut të gjelbër. Të dy vendet kanë një partneritet në sektorin energjetik që nga viti 2006./abcnews.al
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...