India bëhet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi

10:31 | 7 Shtator 2020
arbresh.info

India regjistroi mbi 90,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të cilat e ngritën totalin e tyre në mbi 4.2 milionë.

Me këtë shifër, India tejkaloi Brazilin dhe u bë vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara.

Për nga numri i viktimave, India është e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit, me mbi 71,000 të vdekur, shkruaN REL.

Rritja e numrit të rasteve vjen derisa qeveria vazhdon t’i heqë masat e kufizimit, në përpjekje për të nxitur ekonominë, e cila ka humbur miliona vende pune qysh në muajin mars, kur ka nisur pandemia.

Ekonomia e Indisë është tkurrur për 23.9% në çerekun e dytë të këtij viti, çfarë ka qenë rënia më e keqe prejse ky vend ka nisur të lëshojë të dhëna tremujore, në vitin 1996.

Më shumë se 60% e rasteve aktive me koronavirus në Indi vijnë nga shtetet: Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, Maharashtra dhe Utar Pradesh, që njëherësh është shteti më i populluar në këtë vend.

Në aspketin global, koronavirusi ka prekur mbi 27 milionë njerëz.

Prej tyre, 883,000 vetë kanë vdekur dhe mbi 18 milionë janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme