Indi, tre persona dënohen  me burg të përjetshëm

18:10 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Tre burra janë dënuar me burg të përjetshëm për përdhunim, torturim dhe vrasjen e një 8 vjecare myslimane në Kashmir të Indisë shkruan BBC përcjell Arbresh.info

Gjithashtu edhe tre zyrtare policor janë shpallur fajtor për zhdukjen e provave duke u dënuar me nga 5 vite burg.

Viktima është gjetur ne një pyll afër qytetit të Kathua në janar te vitit 2018. Rasti ka marre një jehone te madhe nga grupet e shumta te njerëzve qe kanë protestuar për arrestimin e te akuzuarve.

Vajza 8 vjecare eshte shpallur e zhdukur në fillim te vitit 2018 kurse trupi i saj i pajetë u gjete pothuajse tre jave me vone.

Sipas hetuesve, vajza është mbajtur për disa dite ne një tempull ku i kane dhënë sedative për ta mbajtur atë pa ndjenja gjithashtu thuhet se ajo ishte përdhunuar për disa dite, torturuar dhe ne fund u vra.

Ata gjithashtu shtuan se fëmija ishte ne fokusin te këtyre tre personave për te terrorizuar fisin mysliman te njohur si Gujjars për tu larguar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme