Katër militantë të dyshuar, dy ushtarë të Indisë dhe një civil, janë vrarë gjatë përleshjeve në rajonin e Kashmirit, që është nën kontroll të Indisë, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të këtij vendi.
Zyrtarë të policisë së Indisë thanë sot se militantët ishin fshehur në një fshat në pjesën jugore të Kashmirit, kur policia dhe ushtria i rrethuan ata.
Gjatë luftimeve, u vranë katër militantë dhe dy ushtarë.
Nga të shtënat u vra edhe një civil.
“Katër terroristë janë vrarë dhe katër armatime janë gjetur në vendin e luftimeve”, tha zëdhënësi i ushtrisë në qytetin Shrinagar, koloneli Manish.
Ushtria e Indisë tha se tre ushtarë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri. Banorët thanë se forcat qeveritare e kanë shkatërruar një shtëpi me eksploziv.
Prej përfundimit të sundimit britanik në vitin 1974, Kashmiri është i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit. Të dy këto vende pretendojnë në gjithë këtë territor të kontestuar në Himalaje dhe deri tash i kanë zhvilluar dy luftëra.
Prej vitit 1989, kryengritësit në pjesën e Kashmirit që administrohet nga India, kanë luftuar kundër pushtetit të Indisë.
Në goditjet e ushtrisë së Indisë dhe gjatë kryengritjes, janë vrarë më tepër se 65 mijë vetë.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...