Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 3.617 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.617 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 322.512. Ndërsa me 173.790 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 27.729.247.
Me 173.790 rastet e shënuara në 24 orët e fundit thuhet se kjo është shifra më e ulët e rasteve të regjistruara në 7 javët e fundit.
Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.
Numri i të shëruarve ka arritur në 25.178.011 ndërkohë që 2.228.724 pacientë vazhdojnë ende trajtimin.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.
Vaksinimet tejkalojnë shifrën 208 milionë
Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë kryer rreth 208 milionë e 900 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është “në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik