Së paku 30 fëmijë, përfshirë foshnje, kanë vdekur në një spital në shtetin verior, Utar Pradesh, në Indi, gjatë 48 orëve të fundit, duke i nxitur autoritetet që të urdhërojnë hetime.
Të gjitha vdekjet në një spital shtetëror në qytetin Gorkaahpur, kanë ndodhur dje dhe pardje.
Zyrtarl rajonal, Rajiv Rautela, ka sugjeruar se vdekjet ishin shkaktuar për shkak të mungesës akute të oksigjenit, pasi një kompani private e ka ndalur furnizimin me cilindra të oksigjenit për shkak të mospagesës.
Qeveria e këtij shteti dhe Rautela më vonë e kanë përgënjeshtruar pohimin se mungesa e oksigjenit ishte shkaktar i vdekjeve të fëmijëve.
Prindërit e fëmijëve kanë thënë se furnizimi me oksigjen në dhomat spitalore ishte ndalur pardje dhe se familjeve u ishin dhënë pajisje për ta ndihmuar frymëmarrjen e fëmijëve./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...