Është rritur në 26 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së rërës, shirave, breshërit dhe rrufeve të cilat kanë qenë efektive në rajonin Uttar Pradesh të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton “Hindustan Times”, zyrtarët njoftuan se 26 persona humbën jetën ndërsa 57 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhisë së rërës, shirave, breshrit dhe rrufeve në pjesë të ndryshme të rajonit Uttar Pradesh.
Ndërkohë bëhet e ditur se shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga muret dhe çatitë e shembura, pemët e rrëzuara dhe për shkak të rrufeve që kanë qenë efektive në rajon.
Policia tha se shumica e plagosjeve ka ndodhur pasi njerëzit janë kapur befas në gjumë në shtëpitë prej balte, muret e të cilëve janë shembur nga kushtet e këqija atmosferike.
Zyrtarët të cilët kanë nisur operacione në gamë të gjerë për shpëtim thonë se si pasojë e ngjarjeve ka patur dëmtime të 16 shtëpive dhe si dhe tek bagëtitë.
Kryeministri i rajonit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath u ka dhënë udhëzim autoriteteve të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar ndihmë për personat e prekur nga moti i keq.
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...