Indi, rreth 500 mijë njerëz të zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Assam

12:58 | 18 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Rreth 500 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin Assam në verilindje të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të NDTV, Brahmaputra, një nga lumenjtë më të mëdhenj në botë, i cili buron nga Tibeti dhe derdhet në Gjirin e Bengalit nëpërmjet Indisë dhe Bangladeshit, ka shkaktuar një fatkeqësi në shtetin Assam.

Më shumë se 1.500 fshatra në të gjithë shtetin u prekën nga përmbytjet. Më shumë se 2.000 njerëz të bllokuar në lagjen Hojai u shpëtuan gjatë përpjekjeve të shpëtimit të mbështetur nga personeli ushtarak.

Ndërsa 8 persona humbën jetën nga përmbytjet ndërsa rreth 500 mijë persona tjerë u shpërngulën.

Zyrtarët njoftuan se reshjet e dendura të shiut do të jenë efektive edhe dy ditë në shtet dhe niveli i ujit në lumin Brahmaputra do të vazhdojë të rritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme