Në Indi, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), me 386.452 të infektuar të rinj, është shënuar rekord i ri është i rasteve ditore të të prekurve me virusin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, 386.452 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa 3.498 njerëz kanë vdekur si pasojë e tij.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus u rrit në 18.762.976, kurse ai i vdekjeve arriti në 208.330.
India ka regjistruar më shumë se 300.000 raste me COVID-19 çdo ditë që nga 22 prilli. Shumica janë të regjistruar në Maharashtra, Uttar Pradesh, Karnataka, Kerala dhe Delhi.
Ekspertët paralajmërojnë se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit për shkak të mungesës së oksigjenit, shtretërve dhe ilaçeve.
Në vendin me rreth 1,4 miliard banorë, është duke u zhvilluar fushata e vaksinimit masiv. Më shumë se 150 milionë doza të vaksinës anti-COVID-19 janë administruar në Indi deri më tani/AA
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë