Google ADS

Indi, raportohet për dhjetëra të bllokuar nga shembja e ndërtesës

21:17 | 24 Gusht 2020
Arbresh.info

Dhjetëra persona raportohet se janë bllokuar nga shembja e një ndërtese 5-katëshe në Indinë perëndimore.

Incidenti ka ndodhur në rrethin Raigad të shtetit Maharashtra.

“Ka gjasë se 50-60 persona janë bllokuar në rrënoja. 15 persona janë shpëtuar deri më tani”, tha për AA përmes telefonit Nidhi Chaudhari, zv/komisar komunal.

Chaudhari theksoi se deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Disa pjesë të shtetit Maharashtra po kalojnë ndryshimet sezonale me shira monson, por ende nuk është e qartë nëse ndërtesa u rrënua për shkak të shirave.

Ministri i Punëve të Brendshme i Indisë, Amit Shah, tha se ai kishte biseduar me kreun e Forcës Kombëtare të Reagimit të Katastrofave (NDRF) mbi incidentin.

“Rënia e një ndërtese në Raigad, Maharashtra, është shumë tragjike. Kam biseduar me kreun e NDRF-së për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme. Ekipet janë rrugës dhe do të ndihmojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në operacionet e shpëtimit. Lutemi për sigurinë e të gjithëve”, shkroi Shah në Twitter./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme