Në Indi një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.187 viktima, shifra më e lartë e vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.187 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 238.270. Ndërsa me 401.078 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 21.892.676.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë se nga shifrat e publikuara.
Ndërkohë vazhdojnë trajtimin 3.723.446 pacientë.
Mbyllje e plotë në rajonin Tamil Nadu
Zyrtarët në rajonin jugor të Indisë, Tamil Nadu njoftuan se mbyllja e plotë në rajon do të fillojë më 10 maj dhe do të vazhdojë deri më 24 maj.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se bizneset, dyqanet dhe marketet do të jenë të hapur sot dhe nesër në mënyrë që qytetarët të bëjnë përgatitje për mbyllje të plotë.
Në Indinë me afro 1.4 miliardë banorë, pavarësisht se nga 16 janari kur filloi fushata e vaksinimit janë kryer 167.346.554 doza të vaksinës, nuk është arritur ende niveli për të ndaluar pandeminë.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...