India ka vendosur një taksë të veçantë prej 70% për blerjet me pakicë të pijeve alkolike, në rrethanat e koronavirusit.
Vendi, sipas ekspertëve të shëndetit, mbetet në rrezik edhe pse e ka mbyllur popullsinë e saj me mbi 1 miliardë banorë që nga muaji mars.
Shtetet indiane kanë zgjedhur të rritin taksat për produkte si alkooli për të rimbushur pjesërisht arkat e tyre por edhe si politikë për të penguar dyndjen e qytetarëve në dyqane në kushtet e pandemisë.
Banorët e kryeqytetit, Nju-Delhi, vërshuan një ditë më parë në pikat e shitjes me pakicë për të blerë pije alkoolike deri 70 për qind më të shtrenjta.
“Nuk ka shqetëson aspak taksa 70 për qind. E shohim si një lloj dhurate për shtetin, si mbështetje financiare në këtë kohë të vështirë.”
“Më parë blinim alkool në të zezë. Tani që është ligjëruar shitja, jemi gati të paguajmë edhe dyfishin për shishen,” shprehen dy qytetarë indianë.
Shitja e pijeve alkoolike në Indi ishte ndaluar prej 6 javësh kur shumë shtete u detyruan të hyjnë në karantinë prej koronavirusit.
Respektimi i rregullave për maskat dhe distancimin social para dyqanit u mbikëqyr nga policia.
India vendosi të hënën të zgjatë me dy javë të tjera gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi.
Vendi raporton mbi 50 mijë bartës të infeksionit dhe 1.700 viktima.
Zonat e kuqe përfshijnë qytetet më të mëdha, si Nju-Delhin, Mumbain apo Kalkutën, ku pezullimi i aktiviteteve ekonomike për shkak të pandemisë ka lënë pa punë me miliona banorë teksa papunësia qëndron në nivelin 23,5 për qind.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...