Rreth 650 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në shtetin Odisha të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, bazuar në Komisionin Special për Ndihma (SRC) thuhet se përmbytjet përfshinë 3 rajone të shtetit Odisha me rreth 650 mijë njerëz.
Në këto rajone rreth 1.000 fshatra kanë mbetur nën ujë ndërsa më shumë se 15.000 njerëz janë evakuaar në rajone të sigurta. Njoftohet se vazhdojnë punimet për evakuim.
Më shumë se 1.400 persona e kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë sezonit të shirave mosun këtë vit në Indi.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...