Një grup prej të paktën tetë personash të veshur si Ku Klux Klan (KKK) kanë dalë jashtë një qendre islamike në qytetin e Irlandës së Veriut gjatë fundjavës, në një incident që po trajtohet nga policia si krim i urrejtjes.
Një fotografi e publikuar në mediat sociale tregon grupin, gjithashtu duke bartur kryqe, afër Qendrës Islamike të Bangladeshit në Newtownards, në lindje të Belfastit, transmeton portali arbresh.info.
Një kokë derri ishte lënë jashtë qendrës së njëjtë në gusht të vitit të shkuar, sipas mediave britanike.
“Ne jemi duke e trajtuar këtë si krim të urrejtjes”, tha inspektori Richard Murray, nga Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut në një deklaratë.
KKK është një grup supremacist i bardhë u formuar në shekullin 19, pas heqjes së skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.
Grupi gjithashtu paraqiti për fotografi në një pijetore në qytet me Sharon Mellor, të dashurën e Tony Martin, kreu i anës së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, njoftoi Belfast Telegraph.
Gazeta publikoi një figurë që tregonte Mellorin me dikë të veshur me një kostum të KKK-së të spërkatur me atë që dukej si gjak dhe mbante një birrë.
Ajo i tha gazetës se njerëzit ishin të “huaj të rastit”.
Gazeta tha se Mellor kishte bërë “shaka” tre vjet më parë për përpjekjen për t’ia vënë zjarrin qendrës islamike në qytet./Arbresh.info/
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...