Google ADS

Incidenti në stërvitjen e NATO-s, luftëanijen norvegjeze e përpin uji

00:28 | 14 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Fregata e marinës norvegjeze që dështoi në kthimin në shtëpi pas një aktiviteti serioz në stërvitjen ushtarake “Trident Juncture 2018” të NATO-s, është pothuajse plotësisht e zhytur nën ujë, pasi u përplas me një cisternë nafte.

Tetë anëtarë të ekuipazhit u plagosën kur “KNM Helge Ingstad” dhe anija çisternë “Sola TS” u përplasën javën e kaluar jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë, duke përfunduan jo shumë pozitivisht stërvitjen më të madhe në historinë e NATO-s.

Që atëherë, fregata është zhytur ngadalë në ujë pavarësisht përpjekjeve për të shmangur këtë humbje kolosale për ushtrinë norvegjeze.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të vogël të luftanijes mbi ujë, ndërsa pjesa tjetër e saj është zhytur plotësisht. Kjo vjen edhe pse përpjekjet për ta shpëtuar vazhduan prej të enjtes duke e lidhur luftëanijen në breg me disa tela.

Anija e fundosur është lajm i keq për NATO-n, duke pasur parasysh se stërvitja “Trident Juncture” ishte projektuar për t’i dërguar një “mesazh të qartë kundërshtarëve” se NATO është “gati për t’u mbrojtur … kundër çdo kërcënimi”./gsh/

https://twitter.com/JosephHDempsey/status/1062288617257754626?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1062288617257754626&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F11%2F13%2Fincidenti-ne-stervitjen-e-nato-s-lufteanijen-norvegjeze-e-perpin-uji-video%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme