Incidenti me dron në Arabinë Saudite, Mbreti Salman nuk ishte në pallatin mbretëror

23:53 | 21 Prill 2018
Trina Galanxhi

Mbreti Salman i Arabisë Saudite nuk ka qenë i pranishëm në pallatin e tij në Riad, në momentin kur forcat e sigurisë kanë hedhur poshtë një dron.

“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”, ka deklaruar një zyrtar i lartë për Reuters, transmeton portali arbresh.info

Një zëdhënës i policisë së Rijadit tha më parë se forcat në një pikë kontrolli në lagjen Khozama e kishin identifikuar dronin, por nuk kanë dhënë detaje për dëmtime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme