Fyerje, hedhje objektesh dhe ndonjë koktejl molotovi. Ardhja e frontistit Gilbert Collard, deputet i Gard, në takimin elektoral të Marine Le Pen, është shoqëruar me incidente. Duke zbritur nga makina, drejtuesi i lartë i Frontit, ka qenë objekt i një proteste nga ana e militantëve anti-Fn.
“Gilbert Collard është sulmuar në mënyrë të poshtër së bashku me gruan”, – ka thënë David Rachline, zëdhënës i Marine Le Pen.
Në shënjestër është vënë edhe vetë Le Pen. Ndërsa kandidatja e Frontit Nacional po mbërrinte te turma në teatrin “Zenith” në Paris, një grua u ngjit në podium. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e shërbimit të sigurisë, që e mori menjëherë mes thirrjeve të militantëve. “Jemi në shtëpinë tonë!”. Marine Le Pen mori pastaj fjalën duke thënë: “Ky është vizioni i ekstremistëve të së majtës së frontit përballë kandidates së vetme grua që mbron gratë”.
“Fushata elektorale praktikisht ka përfunduar, pas 6 ditësh votohet. Erdhi ora e zgjedhjes, një zgjedhje historike, një zgjedhje e civilizuar, – vijoi Le Pen. – Të dielën që vjen, Franca, ose ringjallet, ose fundoset”.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...