Pretendohet se në Siri, si pasojë e përplasjes së një automjeti të kolonës ushtarake ruse me një automjet ushtarak amerikan, u plagosën të paktën 4 ushtarë amerikanë.
Pretendohet se në Siri, si pasojë e përplasjes së një automjeti të kolonës ushtarake ruse me një automjet ushtarak amerikan, u plagosën të paktën 4 ushtarë amerikanë.
Në lajmin e rrjetit mediatik amerikan “CNN”, bazuar tek autoritetet amerikane, një ditë më parë një automjet nga kolona ushtarake ruse në lindje të Sirisë u përplas “qëllimisht” me një automjet që i përkiste ushtrisë amerikane, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 4 ushtarëve amerikanë.
Autoritetet bënë të ditur se në vendin ku ndodhi aktiviteti helikopteri ushtarak rus fluturoi me shpejtësi dhe në lartësi të ulët dhe zakonisht taktika të tilla në ushtri përdoren për të shpërndarë ushtarët në terren.
Në lajm shkruhet se ushtria amerikane ka qenë në dijeni që në fillim të ngjarjes, por pavarësisht kësaj Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare.
Por zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Ullyot konfirmoi se ditën e mërkurë në Siri pati një përplasje mes një automjeti ushtarak amerikan dhe një automjeti ushtarak rus. Në lajm iu dha vend pretendimit se 4 ushtarë amerikanë u plagosën dhe shkaku dhe fajësia për ngjarjen i përket palës ruse, ndërkohë që për të mos u përshkallëzuar tensioni ushtarë (amerikanë) u tërhoqën.
Bëhet e ditur se gjendja e ushtarëve të plagosur nuk është e rëndë.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt