Rezultatet e këtyre zgjedhjeve në SHBA shkojnë shumë përtej kufijve të Amerikës. Presidenti i ardhshëm do të luajë një rol kritik në adresimin e sfidave më urgjente në botë.
Të gjithë po presin të shohin se cili kandidat do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr botën. A do të vazhdojë Kamala Harris në gjurmët e Bidenit me bindjen e saj se “në këto kohë sfiduese, është e qartë se Amerika nuk mund të tërhiqet”. Apo do të jetë Donald Trump me shpresën e tij se “amerikanizmi, jo globalizmi” është rruga e duhur”.
Në një botë ku vlera e ndikimit global të SHBA-së është në pikëpyetje, fuqitë rajonale po ndjekin rrugën e tyre, regjimet autokratike po bëjnë aleancat e tyre, kurse luftërat shkatërruese në Gaza, Ukrainë e gjetkë po ngrenë pyetje të pakëndshme për vlerën e rolit të Uashingtonit.
Por Amerika ende ka rëndësi për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe ushtarake dhe rolit të saj kryesor në shumë aleanca. Më shumë se kurrë, njohës të çështjeve globale po shprehin shqetësimet e tyre mbi pasojat globale të këtyre zgjedhjeve shumë të rëndësishme.
“Donald Trump është makthi i Evropës, me jehonën e kërcënimit të tij për t’u tërhequr nga NATO”, ka thënë Rose Gottemoeller, ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s.
Shpenzimet e mbrojtjes së Uashingtonit arrijnë në dy të tretat e buxheteve ushtarake të 31 anëtarëve të tjerë të NATO-s. Përtej NATO-s, SHBA shpenzon më shumë për ushtrinë e saj sesa 10 vendet e para anëtare së bashku, përfshirë Kinën dhe Rusinë.
Trump mburret se po detyron vendet e tjera të NATO-s të përmbushin objektivat e tyre të shpenzimeve, që është 2% e PBB-së së tyre kurse vetëm 23 nga vendet anëtare e kanë arritur këtë objektiv në vitin 2024.
Nëse Harris fiton, sipas zonjës Gottemoeller “Nato pa dyshim do të jetë në duart e mira të Uashingtonit”. Sipas saj “Ajo do të jetë e gatshme të vazhdojë të punojë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian për të arritur fitoren në Ukrainë, por ajo nuk do të tërhiqet nga presioni ndaj Evropës për shpenzimet ushtarake”.
Por ekipi i Harris në Shtëpinë e Bardhë do të duhet të qeverisë me Senatin ose Dhomën, të cilat së shpejti mund të jenë në duart e republikanëve dhe do të jenë më pak të prirur për të mbështetur luftërat e huaja sesa homologët e tyre demokratë. Ekziston një ndjenjë në rritje se pavarësisht se kush bëhet president, presioni do të rritet mbi Kievin për të gjetur mënyra për të dalë nga kjo luftë, pasi ligjvënësit amerikanë po ngurrojnë gjithnjë e më shumë të miratojnë paketa të mëdha ndihme.
Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të duhet të punojë në një botë që përballet me rrezikun më të madh të konfrontimit të fuqive të mëdha që nga Lufta e Ftohtë.
“SHBA mbetet aktori ndërkombëtar më i rëndësishëm në çështjet e paqes dhe sigurisë”, sipas Comfort Ero, presidente dhe CEO e Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Ajo paralajmëron, se ” fuqia amerikane për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve është zvogëluar”.
Një fitore e Harris, sipas saj, “përfaqëson vazhdimësinë me administratën aktuale”. Nëse fiton Trump, ai “mund t’i japë Izraelit një dorë edhe më të lirë në Gaza dhe gjetkë dhe ka dhënë indikacione se mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje për Ukrainën me Moskën në kurriz të Kievit”.
Në Lindjen e Mesme, kandidatja demokrate ka përsëritur vazhdimisht mbështetjen e prerë të Biden për “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”. Por ajo ka theksuar gjithashtu se “vrasja e palestinezëve të pafajshëm duhet të ndalet”.
Trump ka deklaruar gjithashtu se është koha që të “rikthehemi në paqe dhe të ndalojmë vrasjen e njerëzve”. Por thuhet se ai i ka thënë liderit izraelit Benjamin Netanyahu që “bëni atë që duhet të bëni”.
“Unë do të arrij paqe në Lindjen e Mesme së shpejti,” u kishte deklaruar ai në një intervistë të fundit me Al Arabiya TV të Arabisë Saudite.
Ai ka premtuar të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit të vitit 2020, të cilat marrëveshje normalizuan marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa shteteve arabe, por u pa gjerësisht se i kanë lënë mënjanë palestinezët dhe përfundimisht kanë kontribuar në krizën e paprecedentë aktuale.
Në Ukrainë, Trump nuk e fsheh kurrë admirimin e tij të madh për Vladimir Putinin. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe bashkë me të edhe mbështetjen e madhe ushtarake dhe financiare të SHBA-së. “Unë do t’ia dal. Ne do t’ia dalim”, ka këmbëngulur ai në një tubim të fundit.
Në të kundërt, Harris kishte thënë: “Jam krenare që po qëndroj me Ukrainën. Unë do të vazhdoj të qëndroj me Ukrainën, dhe do të punoj për të siguruar që Ukraina të triumfojë në këtë luftë”.
Por ekzistojnë shqetësimet se, pavarësisht se kush zgjidhet, gjërat mund të përkeqësohen në botë.
“Shoku më i madh për ekonominë globale për dekada.” Kjo është pikëpamja e studiuesit kryesor të Kinës Rana Mitter në lidhje me tarifat e propozuara prej 60 për qind nga Trump për të gjitha mallrat e importuara kineze.
Imponimi i kostove të mëdha ndaj Kinës dhe shumë partnerëve të tjerë tregtarë, ka qenë një nga kërcënimet më të vazhdueshme të Trump në qasjen e tij “Amerika e para”. Por Trump gjithashtu lavdëron atë që ai e sheh si lidhjen e tij të fortë personale me Presidentin Xi Jinping. Ai i tha bordit redaktues të Wall Street Journal se nuk do të duhej të përdorte forcë ushtarake nëse Pekini do të lëvizte për të bllokuar Tajvanin sepse udhëheqësi kinez “më respekton dhe ai e di që jam i çmendur.
Por, si republikanët, ashtu edhe demokratët e shohin Pekinin si armik dhe të prirur për të eklipsuar Amerikën si fuqinë më të rëndësishme.
Por zoti Mitter, një historian britanik që mban postin e ST Lee në marrëdhëniet SHBA-Azi në Shkollën Kennedy të Harvardit, sheh disa dallime. Me zonjën Harris ai thotë, “marrëdhëniet ka të ngjarë të zhvillohen në një mënyrë lineare nga ku janë tani”. Nëse Trump fiton, është një “skenar më i rrjedhshëm”. Për shembull, në Tajvan, Mitter tregon për ambivalencën e Trumpit nëse ai do të mbronte një ishull larg Amerikës.
Udhëheqësit e Kinës besojnë se si Harris ashtu edhe Trump do të jenë të ashpër. Mitter e sheh atë si “një grup i vogël i llojeve të institucioneve favorizojnë Harrisin si “kundërshtarin më të mirë që njihni”.
Kurse Një pakicë e konsiderueshme e sheh Trumpin si një biznesmen, paparashikueshmëria e të cilit mund të nënkuptojë thjesht një ujdi të madhe me Kinën, sado e pamundur të duket.”
“Zgjedhjet në SHBA janë jashtëzakonisht të rëndësishme krizës klimatike dhe ambientit, dhe shumë presin që ai të tërhiqet nga marrëveshja e klimës e Parisit e vitit 2015, siç bëri në mandatin e tij të parë. Megjithatë, ai zor se do të mund të ndalojë tranzicionin energjetik të SHBA-së dhe të heqë miliarda dollarë subvencione të gjelbra.
Sa i përket ndihmave globale, përsëri “Rezultati i zgjedhjeve në SHBA ka një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh ndikimin e pashembullt që Shtetet e Bashkuara kanë, jo vetëm përmes fuqisë së tyre ushtarake dhe ekonomike, por përmes potencialit të saj për të udhëhequr me autoritet moral në skenën globale,” thotë Martin Griffiths, një veteran, ndërmjetësues konflikti, i cili deri vonë ishte Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente.
Ai sheh një dritë më të madhe nëse Harris fiton dhe thotë se “një rikthim në presidencën e Trumpit i shënuar nga izolacionizmi dhe unilateralizmi, ofron pak, dhe një thellim të paqëndrueshmërisë globale”.
Por në mandatin e parë të Trump, ai hoqi fondet për disa agjenci të OKB-së dhe u tërhoq nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Donatorë të tjerë u përpoqën për të mbushur boshllëqet gjë që Trump donte të ndodhte.
Megjithatë, SHBA është donatori i vetëm më i madh kur bëhet fjalë për sistemin e OKB-së. Në vitin 2022, ajo siguroi një rekord prej 18.1 miliardë dollarë.
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...