Matt Price nga Norfolk i Anglisë, nuk ka mundur t’i mbante lotët, kur u takua për herë të parë me të birin Callan, pas një operimi të suksesshëm që ia shpëtoi jetën.
Gjendja e fëmijës ishte shumë e rëndë dhe mjekët konsideruan që vetëm transplantimi i mëlçisë mund t’i shpëtonte jetën, atëherë babai 39-vjeçar nuk mendoi dy herë dhe vendosi t’i jepte pjesë nga organi tij dhe jo të hynte në listë të pritjes, transmeton Telegrafi.
Fëmija që nga një gjendje e rrallë gjenetike, iu bllokua truri dhe tërë trupi duke bërë që të binte në koma kur i kishte vetëm katër ditë, qëndroi për pesë muaj në dializë.
Callan në krahët e babait Matt, që tani janë plotësisht të shëndetshëm
Kur u vërtetua se duhet të bëhet transplantimi, babë e birë iu nënshtruan operimeve që së bashku zgjatën deri në dhjetë orë. Nga Price u nevojit të merren deri në 20 për qind të mëlçisë, të cilën më pas e vendosën në organin e dëmtuar në fëmijës.
Intervenimi që ndodhi më një shkurt, përfundoi me shumë sukses, ndërsa tani që Callan i ka 17 muaj, ai është si çdo bashkëmoshatar i tij. Vetëm se ka një shenj në trup, për të treguar se nëpër çfarë ka kaluar.
Tani është shpërndarë edhe imazhi mbresëlënës i babait të përlotur, në takimin e parë me të birit të cilit i shpëtoi jetën, derisa të dy kanë gjendje të mirë. /Telegrafi/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...