Imazhet e reja satelitore zbulojnë shkallën e shkatërrimit në kampin e refugjatëve Jambalia, i cili u bombardua nga Izraeli të martën dhe të mërkurën, duke vrarë të paktën 195 njerëz, sipas Hamasit.
Imazhet e publikuara nga Maxar Technologies tregojnë kampin para dhe pas sulmeve të rënda ajrore, për të cilat Izraeli tha se kishin për qëllim vrasjen e anëtarëve të lartë të organizatës terroriste në zonë.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha dje se bombardimet e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jambalia në Rripin e Gazës “mund të përbëjnë krime lufte”.
“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jambalia, ne shprehim frikë serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte,” shkroi UNHCR në mesazhin në Platformën X.
Izraeli bombardoi vazhdimisht kampin e refugjatëve Jambalia të martën dhe të mërkurën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këtë zonë me popullsi të dendur dhe duke vrarë disa dhjetëra njerëz, sipas Hamasit. Izraeli shpjegoi të martën se kishte vrarë një komandant të Hamasit, Ibrahim Biari, që besohet të jetë një nga ata që janë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës të lëvizjes islamike palestineze të 7 tetorit./abcnews
a
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...