Në hyrje të një xhamie të Stambollit, raftet që zakonisht ishin për këpucët e besimtarëve janë të ngarkuara me pako makarona, shishe vaji, biskota etj dhe ngjan si ushqimore
Me ndryshimin se këto ushqime nuk janë për shitje por janë të destinuar për nevojtarët, të goditur rëndë nga pandemia koronavirus.
Njoftimi në dritaren e xhamisë lajmëron për këdo që mund të lërë diçka ata që kanë nevojë mund të marrin diçka.
“Pas pezullimit të lutjeve, po mendoja për ndonjë ide për të rigjallëruar xhaminë tonë, duke bashkuar njerëz të mirë me njerëzit në nevojë”, thotë imami.
Imami i ri, i cili merr produktet nga dyshemeja, i dizinfekton mirë dhe i vendos ato në raftet në hyrje, tha se ishte frymëzuar nga një formë dhurimi antike me preardhje që prej periudhës të Perandorisë Osmane të quajtur “pusi bamirësie” – një pus i vogël i sheshtë, vendosur në vende të caktuara të qyteve për të bashkuar njerëz të pasur me të varfërit.
Kjo lloj forme bamirësie synonte të dhuronte në mënyrë dinjitoze pa ofenduar nevojtarët, ku njerëzit me mundësi financiare linin çfarëdo sasie që ata dëshironin në një zgavër në majë të pusit të bamirësisë. Nërsa ata që ishin në nevojë do të merrnin sasinë e nevojshme dhe do ta linin pjesën tjetër për të tjerët.
Për të identifikuar rastet në nevojë varet një listë në murin e xhamisë ku ata që kanë nevojë për ndihmë shkruajnë emrat dhe numrat e tyre të telefonit në një formë që pastaj këto të dhëna do të jenë të dukshme vetëm nga imami e jo nga të tjerë.
Imami më vonë ia dërgon listën autoriteteve lokale që kontrollojnë nëse emrat e shënuar janë vërtet në nevojë dhe ekipi i tij më pas i dërgon një mesazh që ata mund të vijnë në xhami dhe të marrin gjithçka që u duhen, deri në maksimumi tetë artikuj.
Për dy javë janë ndarë ndihma për 120 njerëz në nevojë në ditë. Dhe lista përfshin mbi 900 të tillë./shenja/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...