Google ADS

Imami i bashkëngjitet ushtrisë ukrainase i gatshëm të flijohet për shtetin e tij

20:22 | 19 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Imami i xhamisë në Kiev, Said Ismagilov i është bashkangjitur forcave ukrainase ngase ai është bindur se Federatë Ruse është duke kryer agresion në Ukrainë.

Thotë se është obligim që të rreshtohet përkrah njerëzve të cilët dëshirojnë që të mbrojnë vendin e tyre. Ismagilov i quan të pavërteta akuzat se shteti ukrainas është jo tolerant ndaj grupeve etnike dhe komuniteteve fetare.

Është i bindur se ata do të fitojnë këtë luftë.

“Jam absolutisht i bindur që ushtria jonë do të fitojë këtë luftë. Sepse i gjithë populli është me ne. Vendi jonë është tolerant ndaj religjioneve dhe para luftës çdo të premte mbaja ligjërata dhe realizonim lutjet tona në xhami. Tani që jemi në një situatë të luftës duhet të luftojmë kundër armikut”.  thotë ai.

Kërkon nga myslimanët të mos i përgjigjen thirrjes së Federatës Ruse për t’u rreshtuar në krahun e tyre.  Ka deklaruar se myslimanët në Siri nuk kanë të drejtë morale t’i bashkëngjiten forcave ruse.

“Putini dëshiron që ju të vini në Ukrainë. Mos ejani për të na vrarë. Mos bëni mëkate. Myslimanët janë pjesë e Ukrainës. Në jemi duke mbrojtur vendin tonë. Ukraina nuk e ka sulmuar Rusinë. Rusia e ka sulmuar Ukrainën”, është shprehur ai.

Në krahun e ushtrisë ukrainase janë duke luftuar edhe tartarët të cilët si komunitet ishin dëbuar nga Krimea.

Tartarët të cilët i përkasin komuniteti mysliman kanë deklaruar besnikërinë e tyre ndaj shtetit të Ukrainës.

Ata nuk pranojnë regjimin politik të Moskës i cili në vitin 2014 kishte aneksuar Krimenë

Isa Akayev është njëri nga tartarët i cili është në vijën e parë të frontit kundër rusëve.

Ai ka themeluar batalionin e myslimanëve “Krimea”.

Akayev në një video mesazh ka kërkuar nga myslimanët të cilët jetojnë në Rusi të mos i bashkëngjiten trupave ruse në luftën kundër Ukrainës.

Kurse u ka bërë thirrje myslimanëve të cilët gjenden në Ukrainë që të dezertojnë nga ushtria ruse.

Ai ka thënë se ata do të luftojnë kundër çdokujt i cili tenton pushtimin e Ukrainës ngase e konsiderojnë si shtet të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme