Pikë nisja e tyre ka qenë në Champs Elysees në Paris dhe kishte qëllim simbolik, pasi pikërisht aty u vra një polic gjatë muajit prill.
Një autobus me imamë tashmë kanë arritur në Berlin për një turne gjashtë ditorë, në mënyrë që denoncojnë terrorizmin.
Marshimi ka filluar në Paris, ndërsa ata tashmë ndodhen në Berlin dhe pritet që të viziojnë Brukselin, Nisën, Tuluzën dhe Londrën, që të gjitha qytete të prekura nga sulmet terroriste, transmeton portali arbresh.info
“Myslmianët marshojnë kundër terrorizmit” është slogan i marshimit të imamëve, të cilët besojnë se duhet të bëjnë më shumë për mbrojtur fenë e tyre.
Nuk është e mjaftueshme thjesht të thuhet se Islami përfaqëson paqen, argumentojnë ata, ata duhet të marrin rrugën për të përhapur mesazhin e tyre.
“Është simbolike. Këta njerëz janë fetarë, të guximshëm dhe kanë besim. Ata janë muslimanë që thonë ‘Jo’ për barbarizmin, ‘Jo’ për të urryer, ‘Jo’ për terror. Ky është një simbol i fortë, ky është mesazhi që duhet të dërgojmë “, tha bashkëorganizatori Hassen Chalghoumi, ish imam në një xhami në Drancy në periferi të Parisit./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League