Ripërtëritja e tregut të punës në nivel ndërkombëtar, pritet të fillojë të paktën në vitin 2023, pra më vonë nga sa ishte parashikuar, vlerëson ILO në raportin publikuar të hënën (17.01) mbi parashikimin e zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2022.
Kjo organizatë parashikon një deficit në orët e punës të realizuara në mbarë botën, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 përpara krizës së koronavirusit:
Ekspertët numrin e të papunëve për 2022 e përllogarisin të jetë rreth 207 milionë, krahasuar me 186 milionë në vitin 2019 përpara pandemisë. Arsyeja kryesore për këto parashikime është vazhdimi i pandemisë me variantin Omikron të virusit, tha drejtori i ILO-së, Guy Ryder. “Dy vjet pas fillimit të krizës premisat vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme dhe rruga drejt përmirësimit është e ngadaltë dhe e pasigurtë”, shtoi Ryder.
“Ne ndërkohë konstatojmë dëme potenciale të vazhdueshme ndaj tregut të punës si dhe një rritje shqetësuese të varfërisë dhe pabarazisë.”
Shumë njerëz janë detyruar të bëjnë ndryshime duke gjetur forma të reja të punës si reagim ndaj rënies së udhëtimeve në nivel ndërkombëtar dhe turizmit. Nuk mund të ketë një ripërtëritje të vërtetë prej pandemisë, nëse tregu i punës nuk gjallërohet në shkallë të gjerë, theksoi Ryder.
Europa dhe Amerika e Veriut, sipas këtij raporti, japin shenja inkurajuese për një tendencë në rritje, ndërsa Azia Jugore dhe Amerika Latine e Karaibet kanë premisat më të dobëta.
“Në nivel kombëtar ripërtëritja e tregut të punës në vendet me të ardhura të larta është më e fuqishme, ndërsa në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme premisat janë të këqia.”/DW/
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip