Garë specifike, meqë ka garuar me kundër, siç ka thënë, ish-bashkëpartiakë të tij, e ka cilësuar garën e 22 tetorit për zgjedhjet lokale, kandidati i PDK-së për Kaçanikun, Besim Ilazi. E ka pasur fjalën për kandidatët nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.
Nga ana tjetër, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Basri Kodra, që garon në balotazh kundër Ilazit, ka shprehur bindjen se do ta përmbysë rezultatin e 22 tetorit. Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se Vetëvendosje ka shumëfishuar votën në raport me vitin 2013 dhe në koalicion me qytetarin do të jetë ai fitues në zgjedhjet e 19 nëntorit.
Kodra e ka akuzuar PDK-në për kapje të pushtetit edhe në Kaçanik, ndërsa ka thënë se është vështirë që të kritikohet ky pushtet në nivel lokal, meqë nuk ka bërë asgjë.
Nga ana tjetër, sigurinë për fitore në Kaçanik e ka shprehur edhe kandidati i PDK-së. Ai ka thënë se do të ulen për të arritur bashkëpunime me partitë politike atje për të marrë shumicën në Kuvend.
Kur kanë folur për shëndetësinë, edhe Ilazi e ka pranuar se mbetet sfidë për udhëheqjen komunale, por ka garantuar se do të bëjnë më shumë në mandatin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë gjendje. E ka përmendur mungesën e stafit dhe mungesën e shërbimeve në disa fshatra.
E Kodra, ka thënë se atë që ky pushtet nuk ka mundur ta bëjë për 17 vjet po kërkon edhe një mandat që ta bëjë. Ai ka kritikuar se aparatura nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare është jo moderne, derisa, siç ka thënë, qytetarët duhet të shkojnë në Han të Elezit për të marrë shërbime shëndetësore të rentgenit.
“Ka pasur raste kur në QKMF kanë munguar barna të listës esenciale, barnatoret e qytetit kanë qenë mbyll dhe pacientët janë detyruar të shkojnë në Ferizaj për të blerë ato barna”, ka thënë Kodra.
Ilazi është përgjigjur se duhet kuptuar kompetencat.
“Çështja e listës esenciale të barnave është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë e jo e Komunave”, ka thënë Ilazi.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...