Pas stuhive Ciara dhe Dennis, që përfshinë Evropën dhe veçanërisht Britaninë e madhe, javët e shkuara, dy stuhi të reja, Ellen dhe Francis, do të godasin rajonin në fund të kësaj jave.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se stuhitë e reja do të jenë më të vogla në përmasa se “Kiara” dhe “Dennis”, por kjo nuk do të thotë se do të jenë më pak të dhunshme.
Ndërkohë stuhia “Dennis”, që tashmë po humbet fuqinë, ka gjunjëzuar Britaninë e Madhe. Qytetet pranë lumit Severn, tanë tani shqetësimi më i madh për autoritetet për shkak të përmbytjeve të mëdha. Më shumë se 200 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar. Ndërkohë që mendohet se të paktën pesë janë viktimat e shkaktuara nga stuhia.
“Dennis” ka bërë që të ketë probleme në transport në të gjithë vendin me disa rrugë kryesore të mbyllura dhe linja hekurudhore të bllokuara. Shumë shkolla janë mbyllur ndërsa qeveria po ndjek nga afër situatën dhe ka aktivizuar fondet e emergjencave për zonat e prekura. Sasi shiu që normalisht regjistrohen në një muaj të tërë, janë regjistruar në vetëm 48 orë në disa zona.
Para stuhisë “Dennis” ishte stuhia “Kiara” që bëri që qindra shtëpi të zhyteshin nën ujë dhe më shumë se 500 mijë vetë të mbeteshin pa energji elektrike.
Dhe tani që “Dennis” po dobësohet, kërcënojnë “Ellen” dhe “Francis”. Emrat e stuhive janë zgjedhur nga zyra britanike e meteorologjisë. Vendi që lëshon i pari një alarm portokalli për një stuhi zgjedh emrin e saj nga një listë. Emri më pas mbetet i njëjtë për të gjitha vendet e tjera.
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj