Gjiganti suedez i mobiljeve tha se mbyllja është e përkohshme dhe se 14.000 punonjësve të saj u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi me pushim të paguar deri në njoftimin radhës.
Gjiganti suedez i mobiljeve IKEA ka mbyllur 30 filialet e saj në Kinë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.
Përmes një deklarate, kompania suedeze tha se mbyllja është e përkohshme dhe se 14.000 punonjësve të saj u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi me pushim të paguar deri në njoftimin radhës.
Ndryshe, koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e të paktën 170 njerëzve në Kinë, ndërsa mbi 7.000 janë infektuar. Po ashtu, më shumë se 60.000 njerëz kanë qenë nën vëzhgimin mjekësor.
Që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar, Kina e ka vendosur qytetin Wuhan, ku u shfaq virusi, nën një bllokim në përpjekje për ta parandaluar përhapjen.
Përveç Kinës, raste të virusit janë regjistruar edhe në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Gjermani, Vietnam dhe Kanada.
Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën, ndërkohë që disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan./aa/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...