Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale.
Aplikimi për traditën sociokulturore u dorëzua bashkërisht nga Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.“Iftari (i quajtur edhe Eftari ose Iftor) festohet nga myslimanët në perëndim të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale”, tha UNESCO, raporton AFP.
Iftari, i cili pason ezanin e perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, shoqërohet me tubime “duke forcuar lidhjet familjare dhe komunitetin dhe promovimin e bamirësisë, solidaritetit dhe shkëmbimit shoqëror”, thuhet në deklaratë.
Tradita e vjetër e komunitetit u njoh nga Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale që është mbledhur në Botsvanë që nga e hëna.Në disa vende myslimane, është zakon të shënohet iftari duke ngrënë një hurmë të shoqëruar me çaj.
Recetat për pjatat dhe pastat, megjithatë, ndryshojnë shumë në varësi të vendit.
Organi i OKB-së tha se “praktika e iftarit zakonisht transmetohet brenda familjeve, dhe fëmijëve dhe të rinjve shpesh u besohet përgatitja e përbërësve të vakteve tradicionale”.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik