Të paktën 6 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë që nga mesnata në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fshatrat Deyr Garbi, Deyr Sharki, Hish, Kefersexhne, Muka, Tuh, Bsenkul dhe Tel Mennis, si dhe qytezat Temanije, Maaretinuman dhe Serakib janë përballur me sulme ajrore të regjimit dhe Rusisë që nga mesnata.
Katër civilë e kanë humbur jetën në një sulm në fshatin Deyr Garbi për të cilin opozitarët njoftuan të jetë kryer nga avionët rusë.
Ndërkaq, dy civilë të tjerë kanë pësuar si pasojë e sulmit të regjimit të Asadit në fshatin Tel Mennis.
Situata në Idlib
Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.
Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.
Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.
Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se të paktën 843 civilë e kanë humbur jetën nga sulmet e regjimit dhe Rusisë në Idlib në periudhën midis 26 prillit dhe 19 gushtit.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...