Idlib, 4 civilë humbin jetën nga sulmet e regjimit dhe Rusisë

21:57 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Të paktën katër civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy civilë kanë pësuar si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit në fshatin Masaran në jug të Idlibit dhe një në qytezën Xherxhenaz.

Ndërkaq, një civil ka humbur jetën në qytezën Temanije si pasojë e një sulmi të një avioni që thuhej se i përkiste Rusisë ndaj një pike vëzhgimi të opozitarëve ushtarakë.

Avionët e regjimit po ashtu kanë bombarduar edhe fshatrat Tuh, Has, Kefersexhne, Nukejer, Gadafa, Tel Menis, Tel Merdih dhe Marshurin, si dhe qytezat Kefrenbil dhe Serakib.

Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Turqisë dhe Rusisë në shtator të vitit të kaluar, 945.992 civilë në zonën e deeskalimit janë zhvendosur kurse 1.282, përfshirë 219 gra dhe 341, kanë humbur jetën nga sulmet e regjimit dhe Rusisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme