Identifikohet sulmuesi i myslimanëve

20:13 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Personi i arrestuar nën dyshimin e veprave terroriste në Finsbury Park është identifikuar si Darren Osborne, 47 vjeçar nga Cardiffi.

Ai është arrestuar pasi me një furgon goditi myslimanë që ishin duke dalë nga xhamia pas lutjeve të natës, transmeton portali arbresh.info.

Një person ka vdekur e tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit.

Osborne është arrestuar nën dyshimin e tentim vrasjes e më vonë i janë shtuar edhe akuzat për vepra terroriste.

Policia po kryen kërkime në një adresë në zonën e Cardiff./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme