Një zonë mbrojtjeje u krijua perreth një vatre të prekur nga gripi i pulave me patogjenicitet të lartë H5N3, e detektuar në komunën Brillon, në rajonin verior, njoftoi të premten Ministria e Bujqësisë në një komunikatë.
“Një rast i gripit të pulave me patogjenicitet të lartë H5N3 u konfirmua të premten në një pulari në këtë komunë, ndërkohë u krijuan disa zona mbrojtjeje dhe mbikqyrjeje me distancë nga 3 deri në 10 km perreth vatrës së infektuar”, theksoi komunikata.
Rreth 230 pula u prenë të enjten në një pulari si masë mbrojtëse pasi pronari i saj njoftoi se një numër i madh pulash kishte ngordhur që prej datës 21 qershor. Ne këto zona, ” janë të ndaluara lëvizjet e të gjitha kafshëve të ndjeshme, ndërkohë janë përforcuar masat mbi biosigurinë në mënyrë që të ndalohet sa më shpejt përhapja e virusit”.
“Vatra e infektuar gjendet 15 km nga një zonë e indetifikuar më 23 qershor në periferi të qytetit Tournai në Belgjikë në një pulari që nuk ka aktivitet tregtar. Krijimi i kesaj vatre lidhet ndoshta me blerjen e zogjve dhe të pëllumbave në tregun e kësaj zone”, sqaroi komunikata.
“Që nga fillimi i muajit, 11 raste të gripit të pulave u konfirmuan në Belgjikë kryesisht tek rritësit amatorë të shpendëve dekorativë dhe 4 raste ne Luksenburg”, saktësoi komunikata.
Konfirmini i këtyre rasteve jep alarmin për rëndësinë e mbrojtjes së shpendëve dhe përforcimin e masave mbi biosigurinë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...