Militanti i ISIS-it që u vra nga policia franceze, pasi la të vdekur tre persona gjatë një përleshje dhe kidnapimi me armë në një supërmarket, është identifikuar.
Ekstremisti i vetmuar, i armatosur me një armë, thika dhe një granatë, rrëmbeu një makinë, e qëlloi pasagjerin në kokë dhe shkarkoi policët në Carcassonne, në jugperëndim të Francës, përpara se të ngiste një dyqan Super U në Trebes dhe të merrte pengje, transmeton portali arbresh.info
Pasi kishte bërtitur “Allahu Akbar, unë do t’ju vras të gjithve”, islamisti me origjinë nga Maroku, i quajtur Lakdim 26-vjeçar, la të vdekur një kasap dhe një blerës, ndërkohë që konsumatorët e tmerruar vraponin për t’u larguar nga supermarket.
Gjatë rrethimit, gjatë së cilës 16 vetë u plagosën dhe dy u lënduan seriozisht, Lakdim kërkoi lirimin e Salah Abdeslam, 28 vjeç, i dyshuari i fundit që mbijetoi në sulmin e ISIS 2015 në Paris, që la 130 të vdekur.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur sulmin akt terrorist, ndërsa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin./arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...