Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se terroristi i dytë që ka kryer sulmin terrorist para ministrisë u përcaktua se është Özkan Şahin, anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK.
Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se përpjekja për sulmin tradhtar të kryer ditën e diel më 1 tetor nga 2 terroristë ndaj Ministrisë së Brendshme u parandalua si rezultat i kundërpërgjigjes së menjëhershme të policëve heronj dhe se terroristët u neutralizuan,transmeton Anadolu.
Si rezultat i hetimeve të kryera më parë dhe të analizave të ADN-së, u përcaktua se njëri prej terroristëve ishte anëtari i organizatës terroriste Hasan Oğuz me emrin e koduar “Kanivar Erdal”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se është përcaktuar se edhe terroristi i dytë është identifikuar se është anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK, Özkan Şahin.
“Hetimi i nisur nga njësitë tona të sigurisë vazhdon. Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri deri në neutralizimin e terroristit të fundit”, thuhet në deklaratë.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...