Autori i sulmit me thikë ku humbën jetën 2 persona në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, thuhet se ka qenë i dënuar më parë për akte terroriste dhe se është liruar vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv.drejtori i policisë së Londrës, Neil Basu deklaroi se në këtë fazë nuk po kërkohet ndonjë person tjetër lidhur me sulmin.
Ai tha se agresori është 28-vjeçari, Usman Khan. “Është një person i dënuar për krime lidhur me terrorizmin në vitin 2012. Kjo dihej nga autoritetet. Ai u lirua në dhjetor 2018 me kusht”, tha Basu duke shtuar se policia ka kryer kontrolle edhe në shtëpinë e agresorit.
Sulmi filloi në ndërtesën “Fishmongers Hall” gjatë një konference për rehabilitimin e të dënuarve, më pas vazhdoi në Urën e Londrës ku agresori u vra këtu. Si pasojë e sulmit humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë nga të cilët dy gra, tha Basu.
Duke vënë në dukje se në vendin e ngjarjes do të vazhdojnë edhe për një kohë masat e sigurisë, Basu kërkoi nga qytetarët që të qëndrojnë larg zonës.
Ndërkohë në mediat lokale u bë e ditur se agresori ka qenë i dënuar për rolin e tij në sulmin kundër bursës së Londrës në shkurt 2012 dhe se ai ndiqej me sistemin e prangave elektronike në kuadër të kushteve të lirimit me kusht.
– Mbante shpërthyes të rremë
Agresori i cili dje sulmoi me thikë 5 persona u qëllua për vdekje nga policia. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se personat përreth përpiqeshin të ndërhynin ndaj një personi i cili u godit më pas nga policia që mbërriti në vendngjarje.
Policia njoftoi se agresori mbante një pajisje shpërthyese e cila u kuptua se ishte false.
Rikujtohet se më 3 qershor 2017 në Urën e Londrës në një sulm me thikë humbën jetën 11 persona, përfshirë 3 agresorët.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...