Ia ndërpreu fjalën Papa Françeskut dhe bërtiti vazhdimisht në kishë, garda e Vatikanit e nxjerr jashtë

15:41 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Një burrë i panjohur ka shpërqendruar sot të pranishmit derisa Papa Françesko po mbante fjalim.

“Kjo nuk është kisha e zotit”, bërtiti burri në gjuhën angleze, ku Papa ndërpreu fjalimin për pak qaste dhe dukej se po fliste për rëndësinë e bartjes së maskës.

E kur Papa vazhdoi fjalimin, xhandarmeria e Vatikanit dhe garda zvicerane e nxori jashtë burrin që nuk u rezistoi.

“Disa minuta më parë dëgjuam një burrë që bërtiste, që duket se ka probleme – nuk e di nëse fizike, psikike apo shpirtërore, por ai është vëllai ynë që është në telashe”, tha 85-vjeçari i lindur në Argjentinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme